Regjistrohet “Bindja Demokratike”

Regjistrohet “Bindja Demokratike”

“Bindja Demokratike” është partia më e re në Shqipëri, e regjistruar këtë të martë në Gjykatë dhe Komisionin qendror të zgjedhjeve, nga ish-demokrati Astrit Patozi.

Pas distancimit të Rudina Hajdarit nga kjo forcë e re politike, Patozi mësohet zhvilloi një ditë më parë takime me disa deputetë të dalë nga Partia Demokratike.

Bashkë me të në këtë nismë, mësohet se deri tani janë bashkuar Fabjan Topollaj dhe Leonard Olli, të deri pak muaj më parë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të Partisë Demokratike.