Digjni kalori duke ushqyer fëmijën me gji

Digjni kalori duke ushqyer fëmijën me gji

Ushqyerja me gji e fëmijës nuk është e shëndetshme vetëm për beben tuaj.

Në fakt, shëndeti i nënës përmirësohet në shumë aspekte nëse e ushqen fëmijën e saj me gji duke nisur edhe nga djegia e kalorive.

Prodhimi i qumështit të gjirit kërkon energji shtesë. Ekspertët vlerësojnë se numri i kalorive të djegura të ushqyerjes me gji varion nga 300 në 500 në ditë, njofton Klan Kosova.

Për të hequr ndonjë peshë të tepërt pas lindjes, zakonisht mund të konsumoni të njëjtin numër të kalorive si keni bërë para se të mbeteni shtatzënë, sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA për Shëndetin e Grave.

Sidoqoftë, meqenëse të gjithë janë të ndryshëm, është më mirë të flisni me mjekun tuaj nëse do të keni nevojë të rrisni sasinë tuaj të kalorive për të ushqyer me gji fëmijën tuaj.