Rama koalicionit opozitar: Humbës kronikë! Zgjedhjet as ndalen as shtyhen

Rama koalicionit opozitar: Humbës kronikë! Zgjedhjet as ndalen as shtyhen

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur koalicionit opozitar, që sot firmosi marrëveshjen për të mos u zhvilluar zgjedhje me Ramën kryeministër.

Në një postim në twitter, Rama e quan opozitën humbëse kronike, ndërsa thotë se zgjedhjet as nuk shtyhen dhe as nuk ndalen.

Reagimi i Ramës

Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare