PSG kërkon Icardin, zbulohet shuma që do Interi

PSG kërkon Icardin, zbulohet shuma që do Interi

Mauro Icardi drejt Paris Saint Germain! Një lajm sensacional i Gazzetta dello Sport, që u referohet zhvillimeve të fundit në treg.

Sipas kësaj të përditshmeje italiane, kampionët e Francës e kanë vënë emrin e sulmuesit argjentinas të Interit në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Sigurisht që është herët për të folur për nisjen e bisedimeve, por duke marrë në konsideratë situatën që po kalon Mauro, thyerjen me tifozët dhe klubin zikaltër, gjithçka është e mundur.

PSG duhet marrë seriozisht në konsideratë, është në avantazh krahasuar me skuadrat e tjera që duan shërbimet e Icardit, si Atletico e Madridit, që një mesazh sulmuesit ia ka dërguar.

Interi mësohet se kërkon 70 milionë euro, shifër që parizienët me pronar Al Khelaifin nuk e kanë problem për ta paguar. Disa muaj më parë Icardi konsiderohej i pashitshëm, madje vlerësohej dyfishin e kësaj shumë, por në këtë realitet të ri klubi zikaltër duhet të marrë përsipër edhe kostot.