Fshati zviceran në hall me hajnat, subvencione për vendosjen e alarmeve

Fshati zviceran në hall me hajnat, subvencione për vendosjen e alarmeve

Fshati zviceran ndodhet në kufi me Francën, i cili do të përfitojë subvencione për të vendosur pajisjet e alarmit për të gjitha shtëpitë, tha kryetari i komunës, pasi pas një viti policia nuk arriti të shpëtojë fshatin nga grabitjet.

Fshati i vogël “Boncourt” me 1200 banorë vendosi disa vjet më parë të punësonte pjestarë të sigurisë që do të patrullonin rrugët në mbrëmje, dhe e njëjta gjë kërkohej nga policia lokale dhe rajonale si dhe policia kufitare, shkruan albinfo.ch.

Kryetari i bashkisë në atë kohë, Andre Gofinet, tha se këto masa janë të nevojshme për shkak të vjedhjeve të shpeshta në shtëpitë e qytetarëve. Po ashtu janë plaçkitur dhe banka lokale dhe pika derivatesh.

Fshati është i vendosur vetëm një kilometër nga kufiri francez dhe 50 nga Gjermania.

Por kryebashkiaku aktual Lionel Mitre tha se vjedhjet vazhduan.

“Ne pamë se këto masa nuk sigurojnë fshatin,” tha Mitre.

Prandaj, autoritetet lokale vendosën në fshat për t’u bërë komuna e parë në Zvicër i cila do të subvencionojë instalimin e sistemeve të sigurisë në shtëpi për të gjithë banorët.

Fshati ka ndarë tashmë rreth 25.000 franga zvicerane (22.000 euro) në vit për patrullat e sigurisë dhe në plan të shpenzojnë 30 mijë të tjera për të vendosur alarme./albinfo.ch