Egjipti nikoqir i samitit për zhvillimet në Sudan dhe Libi

Egjipti nikoqir i samitit për zhvillimet në Sudan dhe Libi

Në Samitin për Sudanin do të diskutohen mënyrat për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në vend. Samiti mbi Libinë do të përqendrohet në ndalimin e krizës aktuale.

Egjipti sot do të organizojë dy samite konsultative për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Sudan dhe Libi.

Sipas një deklarate nga zyra e presidentit egjiptian, në samitin për Sudanin do të diskutohen mënyrat për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në vend si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përforcimin e veprimeve të përbashkëta.

Midis atyre që pritet të marrin pjesë janë edhe presidenti i Çadit, Idriss Deby, presidenti i Xhibutit, Ismail Omar Guelleh, presidenti i Ruandës, Paul Kagame, presidenti i Republikës së Kongos, Denis Sassou Nguesso, presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, si dhe kreu i Komisioni të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, së bashku me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues nga Etiopia, Sudani i Jugut, Uganda, Kenia dhe Nigeria.

Samiti mbi Libinë do të përqendrohet në ndalimin e krizës aktuale, ringjalljen e procesit politik si dhe në luftën kundër terrorizmit.

Në samitin mbi Libinë pritet të marrin pjesë presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, presidenti i Ruandës, ai i Afrikës së Jugut, kreu i Komisionit të Unionit Afrikan dhe presidenti i Republikës së Kongos, i cili po ashtu është kryetar i Komisionit të Unionit Afrikan për Libinë.