Fut kekun në furrë, digjen 40 mijë eurot që fshiheshin brenda

Fut kekun në furrë, digjen 40 mijë eurot që fshiheshin brenda

Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.

Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës,  i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.

Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën.