Për shkak të tërmetit nga pishina në ndërtesë rrjedh uji

Për shkak të tërmetit nga pishina në ndërtesë rrjedh uji

Dy tërmete shkatërruese që goditën Filipinet në më pak se 24 orë dhe në të cilat të paktën 16 vetë humbën jetën dhe u lënduan 81 njerëz të tjerë, u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Shumë ndërtesa në kryeqytetin Manila u tronditën, qytetarët ikin nga paniku dhe një nga imazhet që la përshtypjen më të madhe është një klip që tregon se si një sasi e madhe e ujit rrjedh nga një ndërtesë në lagjen Binondo.

Uji rrjedh nga pishina e vendosur në apartament nën çati të ndërtesës së lartë 190 metra, shkruan Gizmodo.

Ndërtesa është relativisht e re dhe ende nuk është zyrtarisht e hapur dhe është gjithashtu objekti më i lartë në zonë.