Në Shkup janë vaksinuar 12.468 fëmijë me MRP vaksinën

Në Shkup janë vaksinuar 12.468 fëmijë me MRP vaksinën

Nga 16.361 fëmijë të pavaksinuar deri në moshën 14 vjeçare në Shkup, kundër fruthit janë vaksinuar 12.468.

“Në Qendrat tjera shëndetësore në gjithë shtetein, janë vaksinuar 7.776 fëmijë nga 26.495 fëmijë të pavaksinuar”, deklaroi për AIM anëtari i komisionit për sëmundje infektive pranë ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Mikiq

Ai theksoi se prindërit kanë nisur të dëgjojnë rekomandimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë njohur rëndësinë e vaksinimit në kohë të fëmijëve me MRP vaksinë.

“Të gjithë ata që janë të pavaksinuar që të mbrohen nga komplikime tjera të mundshme duhet menjëherë të vaksinohen. Vetëm me normë prej mbi 95%, mund të sigurojmë imunitet kolektiv dhe do të pamundësohet zgjerimi i virusit në popullatë”, shtoi Mikiq.