Pratt dhe Schwarzenegger marrin vëmendjen në premierën e “Avengers:Endgame”

Pratt dhe Schwarzenegger marrin vëmendjen në premierën e “Avengers:Endgame”

Aktori Chris Pratt dhe e fejuara e tij, Katherine Schwarzenegger, ka qenë të pranishëm në premierën e filmit “Avengers: Endgame”, ku kanë pozuar për fotografët.

Pratt shfaqet në vazhdimin e radhës së Avengers që ka nisur që nga viti 2008 me filmin “Iron Man”.

Ai në premierë ishte shfaqur me një komplet të zi, ndërsa në krah të tij ndodhej e fejuara e veshur me një fustan ngjyrë hiri me print leopardi.

“Janë shumë të përshtatshëm, kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë shumëçka të përbashkët. Të dy e kanë familjen në plan të parë, ndërsa më pas vjen natyra shpirtërore”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Chris dhe Katherine shpesh kalojnë kohë me djalin gjashtëvjeçar të aktorit, të cilin e ka nga martesa me aktoren Anna Faris.

Katherine është vajza më e madhe e aktorit dhe politikanit, Arnold Schwarzenegger, nga lidhja me Maria Shriver.