Vaksina e parë e malaries do të testohet në Malawi

Vaksina e parë e malaries do të testohet në Malawi

Testimi i vaksinës së parë të malaries në botë për të mbrojtur fëmijët do nisë në Malawi.

Vaksina RTS, S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, që përhapet nga kafshimet e mushkonjave.

Eksperimentet më parë kanë treguar se 40% e fëmijëve të moshave 5-17 muajsh që vaksinoheshin ishin të mbrojtur.

Rastet e malaries janë duke u rritur përsëri pas një dekade suksesi në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse, transmeton klankosova.

Sipas shifrave më të fundit vjetore, rastet globale të malaries nuk po bien, duke shkaktuar shqetësime rreth rilindjes së saj.

“Ky është një moment historik për vaksinimet, kontrollin e malaries dhe shëndetin publik”, tha për BBC Dr Kate O’Brien, Drejtoreshë e Imunizimit dhe Vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Më shumë se 90% të të prekurve që ishin infektuar dhe 435.000 të vdekurit janë nga Afrika. Fëmijët janë veçanërisht të prekur.