Tara Reid tërheq padinë ku kërkonte dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh

Tara Reid tërheq padinë ku kërkonte dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh

Tara Reid thuhet se e ka ndërprerë procesin ligjor kundër producentëve të “Sharknado”, të cilët e kanë shfrytëzuar pa të drejtë imazhin e saj për promovimin e makinave të lojërave të fatit dhe gjësendeve tjera.

Aktorja ka kërkuar dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh (89 milionë euro) në një padi të ngritur në dhjetor të vitit të kaluar.

The Blast raporton se Tara, e cila ka luajtur në të gjashtë filmat “Sharknado”, i ka nënshkruar dokumentet gjyqësore duke e ndërprerë veprimin e saj ligjor në tërësi.

Reid kishte shkruar në javën e kaluar në rrjetet sociale se nuk e ka tërhequr padinë dhe do të vazhdojë me procesin, mirëpo ajo duket se nuk ka arritur t’i grumbullojë faktet e kërkuara (deri në afatin e caktuar, në fund të muajit mars).

Producentët e “Sharknado” thuhet se kanë fituar pasuri milionëshe duke e shfrytëzuar imazhin e aktores në makinat e lojërave të fatit, si edhe nëpër produktet tjera.