Shtatzëna Amber Rose kritikon miqtë që s’po i rrinë afër

Shtatzëna Amber Rose kritikon miqtë që s’po i rrinë afër

Amber Rose ka thënë se shtatzënia e saj e dytë e ka bërë atë të kuptojë se cilët janë miqtë e saj të vërtetë.

Ajo ka kritikuar “miqtë e saj falsë dhe toksikë” të cilët nuk po qëndrojnë afër saj gjatë muajve të fundit.

“Qesharake se si telefoni im nuk ndalet kur unë organizoj festa në pishinë. Por, sapo kjo ‘bushtër’ të jetë e sëmurë dhe shtatzënë atëherë askujt nuk ia ndjen”.

“Nuk ka mesazhe ‘thjesht desha të di se si je’ ose gjëra të ngjashme. Por, kur unë të lindë djalin tim të shëndetshëm dhe të bukur, mos u përpiqni që të jeni miqtë e mi sërish”, ka shkruar Rose në Instagram Story.

Por, Rose nuk e la me kaq – ajo u tregoi miqve të saj se çfarë saktësisht mendon për ta.

“Miq falsë dhe toksikë, mirupafshim”, ka vazhduar ajo, transmeton Klan Kosova.

Amber Rose ka njoftuar më herët gjatë këtij muaji se ajo dhe i dashuri i saj i ri Alexander Edwards janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Çifti kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë në muajin tetor të vitit të kaluar.

Ky fëmijë do të jetë i dyti për Rose – ajo e ka një djalë gjashtëvjeçar me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.