Teknologji e re në burgje – Britania do të identifikojë telefonat

Teknologji e re në burgje – Britania do të identifikojë telefonat

Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe ka filluar të përdorë teknologjinë speciale të zbulimit të celularëve për të identifikuar dhe konfiskuar telefonat që përdoren ilegalisht në të burgosurit.

Në momentin që konstaton praninë e një celulari në burg, sistemi dërgon alarme në kohë reale.

Stafet e burgjeve janë në gjendje të shikojnë të dhënat e një periudhe të caktuar kohore për të monitoruar të burgosurit. Kjo teknologji është aplikuar fillimisht prej 6 muajsh në një burg dhe është duke u shtrirë në katër objekte të tjera. Vendodhjet se ku janë duke u përdorur nuk janë bërë ende publike.

“Ndërsa kriminelët kërkojnë mënyra të reje kontrabande në burgje, është jetësore që të qëndrojmë një hap përpara dhe kjo lloj teknologjie do të ndihmojë në parandalimin e operimit në qelitë e tyre”, tha DAVID Gauke, sekretari i drejtësisë i Britanisë së Madhe.