May miraton përfshirjen e Huaweit në ndërtimin e rrjetit 5G në Britani

May miraton përfshirjen e Huaweit në ndërtimin e rrjetit 5G në Britani

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka hapur dritën e gjelbër kompanisë kineze të telekomit Huawei, për të ndihmuar në ndërtimin e rrjetit 5G në Britani të Madhe.

 

 

Mediet vendore njoftuan se kryeministrja e ka marrë vendimin “me gjithë paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara dhe të disa prej ministrave kryesorë të saj se kjo përbën rrezik për sigurinë kombëtare”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Britanisë, që kryesohet nga kryeministrja, pranoi ta lejojë Huawein të ndihmojë në ndërtimin e një pjese të rrjetit, si antenat dhe infrastruktura tjetër “jothelbësore”.

Huawei ka nënshkruar 40 kontrata për të ndërtuar dhe vënë në funksionim infrastrukturën e telekomunikacionit 5G.