Nga sot borxhlinjtë e KUR - Prishtina do të përballen me përmbarues privatë

Nga sot borxhlinjtë e KUR - Prishtina do të përballen me përmbarues privatë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a. (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, nga sot janë formuar komisione të veçanta për verifikimin dhe dërgimin/procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat, të konsumatorëve që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të atyre konsumatorëve të cilët kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike

“Borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milion euro derisa, nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike kanë përfituar mbi 52 mijë konsumatorë, ku një pjesë e konsiderushme e tyre nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale. Përveq aplikimit masiv të shkyçjeve individuale, nga sot lëndë të shumta të konsumatorëve borxhlinj do të procesohen te Përmbaruesit”,thuhet në njoftim e KRU ‘Prishtina’. 


MË SHUME NGA Nacionale