MIT me njoftim të rëndësishëm për rrugën rajonale Prishtinë – Pejë

MIT me njoftim të rëndësishëm për rrugën rajonale Prishtinë – Pejë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.

Punimet e filluara të martën do të përfundojnë deri më datën 29 prill, andaj Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim.

“Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve”, thuhet në njoftimin e MIT.


MË SHUME NGA Nacionale