Papa Françeskut do vizitojë Maqedoninë e veriut

Papa Françeskut do vizitojë Maqedoninë e veriut

Papa Françesku më 7 maj do të vjen në Maqedoni. Meshën do ta mbajë në sheshin Maqedonia në ora 11 më 7 maj.

Në hapësirën ku do mbahet mesha do mund të futen vetëm qytetarët që kanë siguruar biletë hyrëse nga Kisha Katolike dhe dokument për identifikim edhe atë vetëm në periudhën prej ora 6 deri në ora 9, pas çka hyrja në shesh do të jetë e ndaluar.

Këto janë vetëm një pjesë e hollësive për vizitën historike të Papës në vend që sot i njoftuan kryeministri Zoran Zaev, peshkopi Kiro Stojanov dhe sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.

Papa do të arrijë në Maqedoninë e Veriut herët më 7 maj me një fluturim special. Në aeroport do ta presë presidenti Gjorge Ivanov dhe më pas të dy do të shkojnë në Vilën Vodno.

Atje, Papa do të ketë takime të ndara me familjen e Ivanovit, pastaj edhe me Kryeministrin Zaev dhe familjen e tij, më pas do t’i drejtohet udhëheqësisë së shtetit, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe organizatat joqeveritare.

Më vonë, në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, do të takohet me udhëheqësit fetarë në vend ndërsa janë paralajmëruar aktivitete edhe me qytetarët e varfër dhe dialog me të rinjtë e feve të ndryshme. Në varësi të motit, është e mundur që Papa ta shëtisë qendrën e qytetit me makinë.