Gattuso mohon zërat për transferimin në Angli

Gattuso mohon zërat për transferimin në Angli

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso mohoi zërat që e lidhin të ardhmen e tij me skuadrën angleze të Newcastle Unitedit.

“Mendesin e kam mik dhe nuk e kam takuar për çështje pune. Unë mbetem trajner i Milanit”, tha italiani.