Pogba-United, “gjeli” zyrtarizon largimin, ku do të transferohet?

Pogba-United, “gjeli” zyrtarizon largimin, ku do të transferohet?

Aventura e dyte e Paul Pogba me fanellën e Man.United pritet të përfundoj në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez ka vendosur të ndryshoj sërish ambient, është shumë i zhgënjyer me rendimentin e klubit, asnjë titull i rëndësishëm dhe pjesëmarrja në Champions League sezon e ardhshëm është në dyshim.

Sipas L’Equipe, Pogba i ka bërë me dije drejtuesve të klubit këtë vendim gjithashtu ka njoftuar dhe shokët e skuadrës, ky është sezoni i tij i fundit në “Old Traford”.

Pogban e josh shumë ideja për tu transferuar në Madrid, këtë e shprehu publikisht pak kohë më parë: “Reali është një ëndërr për të gjithë lojtarët”.

Reali duket destinacioni i tij i ardhshëm, një rol përcaktues në këtë vendim ka pikërisht Zidane. E vetmja gjë që mund ti ndryshoj mendim është dëshira e tij e madhe për të fituar Champions League, në këtë pikë në lojë futet Juventus.

Në Madrid, Champions League nuk është një detyrim moral, e kanë fituar aq shumë sezonet e fundit sa kupa me veshë të mëdhenj nuk është një opsesion. I ndryshëm është diskutimi në Torino, Juventus po bën gjithçka për të fituar Champions League, dëshira është e përbashkët, gjithashtu në Torino do të gjente dhe një lojtar që e admiron, C.Ronaldo, transmeton BW.

Mes Juves dhe Realit, e vetmja gjë e sigurt për momentin është se Pogba do të largohet nga United. Si gjithnjë kur bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit Pogba, jo pak rëndësi kanë dhe detajet ekonomike.

“Gjeli” përfiton tek United 20,6 milion euro në sezon, një page vjetor shumë e kripur, këtu sërish Reali është në avantazh.