Zeneli në mesin e top 10 asistuesve më të mirë në Evropë

Zeneli në mesin e top 10 asistuesve më të mirë në Evropë

Arbër Zeneli po mahnitë me paraqitjet e tij këtë sezon.

Për yllin e Kombëtares së Kosovës, sezoni 2018/2019 padyshim se mund të konsiderohet si ndër më të mirët në karrierën e tij.

23 vjeçari, ka arritur që këtë sezon të regjistrojë 12 asistime, për të zënë një vend në top 10 asistuesit më të mirë në Evropë.

Zeneli që tani është pjesë e Reims, renditet në vendin e tetë, duke lënë prapa Christian Eriksenin e Tottenham, ndërsa para tij renditen Lionel Messi, Eden Hazard dhe Jadon Sancho.

Arbër Zeneli formë të mirë ka treguar edhe te Kosova, duke udhëhequr ‘Dardanët’ drejt suksesit historik në Ligën e Kombeve.