Gjyqtari nga Kosova do të referojë në ndeshjen Barcelona – Chelsea

Gjyqtari nga Kosova do të referojë në ndeshjen Barcelona – Chelsea

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do të referojë në ballafaqimin gjysmëfinal të UEFA Youth League në futboll, në mes të Barcelonës U-19 dhe Chelsea-s U-19.

Aty do të jetë i pranishëm edhe Roberto Rossetti, shefi i gjyqtarëve në UEFA.

Ndeshja do të luhet më 26 prill në Nyon të Zvicrës, duke filluar në orën 18:00.

Ekipi i gjyqtarëve përbëhet nga Sandro Scharer, Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj, ka njoftuar UEFA.

Sidoqoftë, kjo është ndeshje shumë interesante dhe një lajm i mirë se një shqiptar është pjesë e kësaj sfide të madhe.