Lajme të mira për Spallettin, Interi ndryshon “fytyrë” për sfidën me Juven

Lajme të mira për Spallettin, Interi ndryshon “fytyrë” për sfidën me Juven

Dy lajme shumë të mira për derbin kundër Juventusit, ka marrë ditën e sotme trajneri i Interit, Luciano Spalletti.

Siç raporton “SportMediaset” janë rikthyer të stërviten me grupin Brozoviç dhe Vesino. Të dy mesfushorët do të jenë gati të luajnë që nga minuta e parë me Juventusin, e cila tashmë nuk ka asnjë motiv.

Nga ana tjetër duket se Spalletti e ka zgjedhur modulin, që do të rreshtojë skuadrën. 4-2-3-1 do të jetë skema e Interit, siç janë të gjitha gjasat.

Në majën e sulmit do të jetë Lautaro Martinez dhe jo Icardi, i cili do ta nisë sfidën nga stoli.

Tashmë presim ditët në vijmë të shohim se si Interi do të luajë ndaj kampionëve të Italisë.