Shkëndija humb në Strumicë, por titulli nuk rrezikohet

Shkëndija humb në Strumicë, por titulli nuk rrezikohet

Shkëndija e Tetovës ka humbur me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj skuadrës nga Strumica, Belasica, në sfidën e vlefshme për javën e 30 të kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 5-të me anë të Gorgiev, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Bejtulai që shënoi autogol, duke dyfishuar avantazhin e vendasve.

Kuqezinjtë reaguan duke shënuar në minutën e 70’ me anë të Shefitit, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit, duke dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Megjithatë Shkëndija vijon të kryesojë kampionatin, me 9 pikë më tepër sesa ndjekësi më i afërt, Vardari dhe është thuajse e sigurt që në fund të sezonit do të festojë titullin e dytë kampion radhazi.