Tifozët fashistë të Lazios hapin pankarta në nder të Benito Musolinit

Tifozët fashistë të Lazios hapin pankarta në nder të Benito Musolinit

Situatë kaotike në Milano në prag të ndeshjes së sotme në Kupën e Italisë.

Sonte do të përcaktohet finalisti i parë i Kupës së Italisë, teksa në “San Siro” do të luhet sfida e kthimit mes Milanit dhe Lazios.

Megjithatë në Milano gatishmëria e forcave të sigurisë është rritur ndjeshëm, pasi tifozët ultras të Lazios kanë shpalosur një parullë në mbështetje të Benito Mussolinit dhe kanë kënduar këngë mbështetëse ndaj ish-liderit fashist.           

“E nderojmë Mussolinin”, shkruhej në pankartën e shpalosur nga këta tifozë fashistë në rrugët e qytetit të Milanos.