Reali kërkon më ngulm yllin e Liverpool, fut në lojë edhe Asension

Reali kërkon më ngulm yllin e Liverpool, fut në lojë edhe Asension

Pasi dështoi blerja e sulmuesit francez Kylian Mbappe skuadra e Real Madrid ka nisur gjuetinë për një tjetër talent.

Dhe trajneri Zidenine Zidane ka piketuar sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane. Edhe pse për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, lojtari është i paprekshëm, duket se Real është gati të bëjë një ofertë të parezistueshme.

Sipas të përditshmes spanjolle "Don Balon", oferta e skuadrës "merengues" pritet të shkojë deri në 180 milionë euro. Për të zbutur këtë shumë, Reali është gati të ofrojë përveç parave edhe mesfushorin 23-vjeçar, Marco Asensio, duke hequr kështu dorë nga një talent.

Sipas Real, Asensio vlen rreth 150 milionë euro, ndaj shuma që do të shkojë në arkën e Liverpool është rreth 30 milionë euro. Kjo ofertë pritet të bindë trajnerin Klopp që të lërë të lirë 27-vjeçarin Sadio Mane, duke patur nën urdhërat e tij një tjetër talent si Maro Asensio, transmeton albeu.

Gjithsesi, në Britani, mesfushorin spanjoll e vlerësojnë më pak, rreth 100 milionë euro, ndaj bashkë me Asensio mund të udhëtojë edhe një lojtar tjetër.