Spahiu: Në këto kushte në veri pa Listën Serbe s`mund të mbahen zgjedhje

Spahiu: Në këto kushte në veri pa Listën Serbe s`mund të mbahen zgjedhje

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se në kushtet aktuale në veri nuk mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e Listës Serbe.

Ai ka folur të mërkurën në “Analizë dite” te RTK 3.

“Nuk mund të mbahen zgjedhje në veri në kushtet aktuale po qe se aty nuk merr pjesë Lista Serbe. Nuk mund të ndodhë që dikush nga serbët ta marrë funksionin aty dhe të mos jetë i rrezikuar. Edhe sistemi policor, edhe sistemi gjyqësor, është i brishtë dhe mjafton diçka kruciale që gjendja të vijë në pikën zero”, ka thënë ai.

Spahiu ka thënë se shteti i Kosovës duhet ta bëjë një strategji dalëse, ku e merr pushtetin efektivisht në veri.