Super-Rashica, i shënon gol Bayern Munich

Super-Rashica, i shënon gol Bayern Munich

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica ka gjetur sërish rrugën e golit, transmeton RTKlive.

Rashica ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij kundër Bayern Munich (2-2), në takimin e parë të gjysëmfinales së Kupës së Gjermanisë.

Ylli i “Dardanëve” rrugën e golit e gjeti në minutën e 75-të. Ai po tregon performancë të shkëlqyer në duel me gjigantin gjerman.