UNICEF shënon javën e imunizimit

UNICEF shënon javën e imunizimit

Është duke u zhvilluar vaksinimi i fëmijëve, i përkrahur nga UNICEF-i.

Një aktivitet i tillë sot është zhvilluar në Magrue të Lipjanit.

Por e ëma e foshnjës 9 muajshe që u vaksinua sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Magures së komunës së Lipjanit, nuk kishte marrë një të tillë asnjëherë andaj për të i gjithë procesi i imunzimit të fëmijës së saj sa dukej i frikshëm aq sa i panjohur. Janë infermierët Lindita Bytyqi dhe Shemsije Jezerci, të cilat kujdesen që përmes metodave shëndetësore të informojnë nënën, ta qetësojnë foshnjën dhe të tregojnë për rëndësinë që ka vaksina për të mbrojtur fëmijën e saj.

Siç njofton UNICEF, gjithçka përfundoi brenda sekondave dhe foshnja tashmë mori dy vaksina.

“Kam 15 vjet përvojë punë në imunizim, gjithmonë kam dashur të punojë në këtë sektor të shëndetit publik sepse është jashtëzakonisht ndjenjë e mirë të punosh në shpëtimin e jetërave të fëmijëve. Por kur flasim për imunizimin e fëmijëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian përherë kemi probleme meqë nuk i sjellin fëmijët për imunizim. Ndoshta mungesa e edukimit, dhe informimit ka një rol këtu, por edhe fakti se jetojnë në kushte të vështira dhe shpesh nuk arrijnë t’i sjellin fëmijët”, tregon infermiera Lindita Bytyqi në Magure. Por kjo gjendje, sipas saj, ka filluar të ndryshojë, sidomos me implementimin e programit të vizitave shtëpiake, program ky që është mbështetur nga UNICEF, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Luxembourgut.

“Në fillim kam menduar që krejt fëmijët i imunizojmë, por kur kemi dalë përmes vizitave shtëpiake në terren e kam parë që në fakt nuk i kemi pasur të gjithë fëmijët në repartin e imunzimi, tani kjo ka ndryshuar sepse ne po shkojmë nëpër shtëpi dhe po i vaksinojmë fëmijët”, tregoi infermierja Lindita.

Sipas të dhënave të fundit të Anketës së Treguesve të Shumëfishtë e cila realizohet nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës me mbështetjen e UNICEF -  anketa e MICS – del se diku 95 për qind e fëmijëve të popullatës shumicë në Kosovë janë imunizuar. Megjithatë gjendja është jo e mirë tek komunitetet si komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian, ku vetëm 30 për qind e fëmijeve jane te vakcinuar. 

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi tregoi se janë të përkushtuar që kjo gjendje të përmirësohet në Lipjan, dhe se mezi presin të shohin rezultatet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti meqë së fundmi kanë nisur implementimin e programit të vizitave në shtëpi, përmes së cilave thotë se po arrihen grupet më të cenueshme.

“Shtete edhe më të zhvilluara se Kosova kanë probleme me imunzimin 100 për qind, por e kemi pa që ka pasur ngritje të imunizimit sidomos pas epidemive si ky i fruthit që patëm vitin e kaluar. Ne anën tjetër edhe programi i vizitave ne shtepi na ka mundësuar të arrijmë deri të grupet më të cenueshme që nuk kanë mundësi dhe kushte ekonomike të vijnë në qendrat e mjekësisë familjare. Tash ne shkojmë tek ata”, tha Krasniqi.

Drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë Publike në Komunën e Lipjanit Vlora Limani Hajnuni, ndërkaq tregoi se tashmë kanë ndarë edhe mjete për karburant dhe transport personelit shëndetësor për të mundësuar që vizitat ne shtepi të realizohen deri në vendet më rurale që fëmijët të arrihen 100 për qind dhe imunizimi të realizohet ashtu siç duhet tek të gjithë fëmijët sidomos fëmijët në nevojë dhe ata të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin ka falënderuar personelin mjekësor për të gjithë mbështetjen që po japin dhe punën profesionale në shpëtimin e jetës së fëmijës.

“Ju me punën e juaj, po shpëtoni fëmijët. Sot e patën një nënë fëmijë, dhe ju përmes punës suaj i ndihmuat asaj të shpëtojë fëmijën asaj dhe për këtë ju falënderohem në emër të UNICEF-it. Ne do të vazhdojmë të logojmë që çdo i ri dhe e re në Kosovë teë përfundojë shkollën, dhe mos të kemi martesa të hershme, ku fëmija e lind fëmijë. Përkrahja dhe qëllimi ynë është që të arrijmë me shërbime 100 për qind te fëmijëve e të gjitha komuniteteve që të vaksinohen, por edhe të arrijmë që çdo fëmijë dhe çdo i ri të jetë i shëndetshëm dhe të jetë pjesë e sistemit të arsimit”, tha Sahin gjate vizitës së sotme në QKMF në Magure të Lipjanit.