Sane: Titulli është në dorën tonë

Sane: Titulli është në dorën tonë

Leroy Sane është futur në fushë në pjesën e dytë dhe ka shënuar golin e sigurisë. Pas ndeshjes, kjo është deklarata e tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë kishim probleme, por në fund bëmë shumë mirë. Ishim të duruar dhe luajtëm lojën tonë”, tha ai.

“Pep Guardiola gjithmonë është munduar të na ndihmojë për të parë se çfarë nuk bëjmë mirë, si dhe çfarë bëjmë mirë, duke na treguar shembuj. Në çdo ndeshje që ulesh në stol shpreson të futesh në fushë. Sidomos në derbi. Po prisja dhe po shpresoja”, raporton telesport.  

“Kur Raheem më pasoi topin e dija që duhet të reagoja me shpejtësi. Mundohemi të shijojmë momentin dhe të punojmë shumë. Tani është në dorën tonë”, theksoi Sane.