SHBA-ja kundër aderimit të Serbisë me Bashkimin Euroaziatik

SHBA-ja kundër aderimit të Serbisë me Bashkimin Euroaziatik

Serbia është paralajmëruar nga SHBA-ja që të mos aderohet me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, sepse ai është rrugë me një drejtim dhe është në kundërshtim me bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

 Diplomatët perëndimorë në Beograd gjithashtu janë të mendimit se krijimi i zonës së tregtisë së lirë mes Bashkimit Euroaziatik dhe Serbisë është në kundërshtim me pjesëmarrjen në tregun unik evropian.

Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Çepurin tha se bisedimet me Serbinë kanë përfunduar dhe se procedura e nënshkrimit të marrëveshjes gjatë muajit tetor tashmë është startuar.(BNR)