Kontrollohen financat e blerësit të `CEZ Group`

Kontrollohen financat e blerësit të `CEZ Group`

Për shkak të interesit të madh publik ndaj marrëveshjes për blerjen e aktivëve të “CEZ Group” në Bullgari, Komisioni për Mbikëqyrje Financiare filloi kontrollime në “Eurohold Bullgaria” SHA dhe në shoqëritë kryesore të holdingut.

Kontrollohet gjendja financiare dhe kapaciteti i holdingut, duke pasur parasysh blerjet e ardhshme, ndër të cilat do të jenë blerjet e kompanisë “CEZ Distribution Bulgaria” SHA dhe “CEZ Elektro Bulgaria”.

Sipas ligjit operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike janë pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet e sigurisë kombëtare.