Parlamenti ratifikoi marrëveshjen për zyrë të Bankës Botërore në Sofje

Parlamenti ratifikoi marrëveshjen për zyrë të Bankës Botërore në Sofje

Parlamenti miratoi marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Bankës Botërore për hapjen në Sofje të një zyre të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në zyrë do të punojnë mbi 300 specialistë të kualifikuar në fushën e teknologjive të informacionit, financave, resurseve njerëzore dhe shërbimeve shëndetësore. Është planifikuar gjithashtu strukturimi i degëve të tjera për autsourcing dhe shërbimet e ndara në regjion.

Banka Botërore pret që gjatë 5 viteve në vijim të ardhurat neto në vend nga operacionet e zyrës të tejkalojnë 2.3 mln euro.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi