Gjendet mjet shpërthyes në Rahovec

Gjendet mjet shpërthyes në Rahovec

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:55, në Rahovec.

Sipas raportit të policisë, njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it austriak ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.