BIA serbe ndalon dhe merr në pyetje këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

BIA serbe ndalon dhe merr në pyetje këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

Këshilltari i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Srdjan Jovanovic, është ndaluar sot nga policia serbe në pikë kalimin kufitar tek Dheu i bardhë, Ai ishte ndaluar nga disa anëtarë të MUP-it serb, derisa ishte nisur për në Vranje.

Anëtarët e MUP-it serb i kishin thënë se urdhri për ta ndaluar u kishte ardhur nga shërbimi i inteligjencës serbe (BIA), dhe më pas sipas njoftimit të partisë së Sllobodan Petroviqit, i cili javë më parë është sulmuar fizikisht nga dy zyrtarë të Listës Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe ndërmarrin veprime të tilla ndaj anëtarëve të SLS-së.

Më herët janë ndaluar edhe Sllobodan Petroviq,Boban Stankviq, Nebojsha Javkovljevic dhe Srecko Spasic.

“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime për frikësim dhe keqtrajtim. Për të pestën herë ne iu bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe të gjithë institucioneve të reagojnë lidhur më këto veprime”, thuhet në komunikatë.

Këto veprime të autoriteteve serbe ndaj zyrtarëve të SLS-së vijnë pasi që partia e Petroviqit po bashkëpunon me institucione te Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhërat e Aleksander Vuçiqit sikurse Lista Serbe.


MË SHUME NGA Aktuale