Greqi, 3 shqiptarë kapen duke transportuar çanta me drogë

Greqi, 3 shqiptarë kapen duke transportuar çanta me drogë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi u kapën duke transportuar 113 kg drogë.

Operacioni u zhvillua kufirin greko-shqiptar, në zonën pyjore në Kriovrisi në Igumenicë.

Mësohet se shqiptarët 26 dhe 29 vjeç u kapën duke transportuar drogë me çanta në këmbë. Ata u arrestuan pas ndjekjes nga ana e policisë.

Brenda ne çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg 750 gram marihuanë./oranews/