Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Dje rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një çantë me gjësende të dyshuara ( maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta thika etj.)

19 raste vjedhje të rënda  për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh,  lokale, etj.) kryesisht  në zonën e  rajonit të Prishtinës.

Personat  e  arrestuar: G. C, 18 vjeç, K. A, 18 vjeç dhe F. B,  17 vjeç me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arrit të identifikojnë  edhe dy  persona të  tjerë  të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.