“Libri i Luftës” promovohet në Zvicër

“Libri i Luftës” promovohet në Zvicër

“Libri i luftës” i autorit Nuhi Bytyçi do të promovohet në Zvicër.

Në libër autori paraqet përvojën dhe punën e tij dhjetëra vjeçare në gazetari.

Bytyçi ka njoftuar se “Libri i Luftës” është për thyerjen e censurës në Televizionin e Prishtinës, për të vërtetën e Kosovës, luftës së UÇK-së, Kosovës së lirë, etj.

Më 26 prill promovimi bëhet në ora 19:00, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, kurse më 28 prill 2019 në orën 14:00 në restorantin “Centrum 68”, ndërsa më 29 prill 2019 në orën 18:00 në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë.