VIDEO-Haradinaj paralajmëron kundërmasa ndaj zyrtarëve të Serbisë

VIDEO-Haradinaj paralajmëron kundërmasa ndaj zyrtarëve të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të ndërmerren kundërmasa ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit po keqtrajton zyrtarët e qeverisë së Kosovës, kur ata vizitojnë Serbinë, e veçanërisht zyrtarët serb të Kosovës.

“Nuk po paragjykojë se çfarë masa, ne dimë t'i ndalim zyrtarët serbë, t'i marrim në pyetje, dijmë me qu AKI mi marrë në pyetje, por nuk është mirë të merren masa të tilla”, tha ai në një konferencë për media.

Për qëndrimet e ambasadorit amerikan Kossnet, i cili tha se duhet  të ketë edhe protesta, kryeministri Haradinaj tha se janë në rregull edhe qëndrimet e ambasadorit amerikan që kanë qëllim të mirë dhe të ambsadorëve të tjerë.

Sipas tij është rrezik që një parti politike proteston kundër një prokurori. “Duhet të shterohen instrumentet e tjera për të arritur qëllimet politike, para se me kalu në protestë ka forma të tjera, si diskutime në parlament, Protesta para prokurorit është presion për një institucion të pavarur. Sot proteston një parti, nesër një tjetër”, tha Haradinaj në konferencën për media, pas mbledhjes s• qeverisë së Kosovës në të cilën u morën disa vendime, raporton RTKlive. Sipas tij në gjyqësi dhe prokurori ka pas arritje që mund edhe të shihen. Ai përmendi edhe rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Shpresoj se nuk do të kemi shpërputhje me Thaçin në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pak ditë para samitit që do të mbahet në Berlin, ka bërë të ditur se shpreson se aty do të shkojnë me qëndrime të njejta ai dhe presidenti Hashim Thaçi. Haradinaj mendon që qëndrimet që deri tani i ka dhënë Qeveria janë të krejt Kosovës jo vetëm të kryearit të Qeverisë. “Samiti i Berlinit nuk është takim bilateral, edhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë, mendoj që qëndrimet që I ka mbajt Qeveria janë të Kosovës jo vetëm të kyretarit të Qeverisë, kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin”, shtoi ai. Mirëpo, kryeministri po thotë se ende nuk kanë biseduar me presidentin Hashim Thaçi për qëndrimet e Kosovës në samitin e Berlinit. “Ne do ta kemi kohën që të bisedojmë me presidentin para ngjarjeve me siguri që do të harmonizohemi po unë nuk kam qëndrime tjera ato që i kam thënë i mbajë”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni konferencën e plotë të kryeministrit Ramush Haradinaj:

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale