Pritet të arrihet marrëveshja për zhbllokimin e kompanisë “Pastrimi"

Pritet të arrihet marrëveshja për zhbllokimin e kompanisë “Pastrimi"

Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave të Kosovës, përmes përmbaruesve privat, ka tërhequr nga konto e kompanisë “Pastrimi”, 700 mijë euro. Këtë e konfirmon për Radio-Kosovën, drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Burim Kelmendi.

Ndërkohë sot në ora 14 pritet të mblidhet bordi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, për të arritur ndonjë marrëveshje. Këtë e konfirmon për radion tonë, drejtori i kësaj kompanie, Abdullah Haxhiu.

E zyrtarë të kompanisë Pastrimi kanë njoftuar se për shkak të bllokadës  nuk janë në gjendje që të mbledhin mbeturinat në kryeqytet.

Autor: Majlinda Doda