VIDEO-Thaçi kërkon llogari nga Komisioni për angazhimin e ekspertit të huaj

VIDEO-Thaçi kërkon llogari nga Komisioni për angazhimin e ekspertit të huaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shteteve turq nga Kosovë në marsin e vitit 2018, ka kërkuar nga Komisioni Hetimor të tregojë se me çfarë kompetencash janë aty dhe thotë se kërkon ta dijë se kush po i bën pyetje.

“Ju si komisioni përveç vullnetit politik, a keni marrë ndonjë interpretim ligjor nga ndonjë zyre ligjore e e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Me të filluar mbledhja ka pasur përplasje të vogla mes presidentit dhe kryetarit të Komisionit Hetimor, Xhelal Sveqla.

Anëtari i Komisionit, Muharrem Nitaj ka thënë se nuk është kërkuar interpretim nga ndonjë zyrë ligjore. Ai ka kërkuar nga Thaçi që nëse ka ndonjë informacion që mund ta komprometojnë angazhimin e këtij eksperti, t’ua tregojë komisionit.

Megjithatë kryetari i Komisionit Sveqla ka thënë se eksperti është angazhuar në konsultim me juristët e komisionit dhe sekretarinë e Kuvendit.

E deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se askush nuk ka pasur informacione për ekspertin e angazhuar. Ai ka thënë se krejt çfarë dinë për të është se i njëjti ka punuar në zyrën e avokatit të popullit. 

Kurse deputeti Driton Selmanaj tha se kanë bazë ligjore. “Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, tha ai. 

Kurse anëtari tjetër në Komision, Anton Quni, ka thënë se e kuptojnë shqetësimin e Thaçit, që të interesohet se kush është eskperti, por thotë që edhe komisioni nuk dëshiron që të cënojë sigurinë kombëtare.

Pas reth një ore debati, Thaçi ka kërkuar pauzë për shkak të disa angazhime që i ka. Mbledhja është paraparë të fillojë në ora 15:00.

Autor: RTKlive