Timo Flloko: Miqtë

Timo Flloko: Miqtë

Miqtë

Kot e ke, më tha ndërgjeja,
Njerëzit s’janë përherë miq,
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!

I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në jetë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!

S’ka të bëjë, ata që s’duan,
Arfëmendsh i ke “miq”!
(Dashuri ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe edhe armiqt!)

S’është çudi në kët jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”,
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën, of sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç,
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!