VIDEO-Ulqini pushtohet nga artistët shqiptarë

VIDEO-Ulqini pushtohet nga artistët shqiptarë

Në arenën e Otrant resort,Ulqini mirëpret artistët më në zë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u mblodhën për të marrë pjesë në natën finale të festivalit "Netët e Klipit Shqiptar".

Fitues të festivalit në këtë edicion të 16-të u shpallën Endri dhe Stefi Prifti, me klipin "Emigranti", realizim i "Max Production", të cilët morën çmimin "Klipi më i mirë në të gjithë komponentët".

Por Endri dhe Stefi nuk ishin të vëtmit fitues,me çmime në kategori të ndryshme u nderuan edhe këngëtar të tjerë si  Neki Emra,Flaka Krelani,Bojken Lako,Eneida Tarifa etj....

Për regjisorin Petri Bozo njëkohësisht dhe producenti i Deliart Association, në bashkëpunim me RTSH,rikthimi i këtij festivali është një dritare që ndihmon artistë dhe produksionet për të sjellë produkte më  të mira nga kjo fushë...

Në këtë edicion të festivalit u përzgjodhën 56 klipe konkurruese, nga mbi 230 të realizuara, të cilat janë prezantuar në ekranin publik shqiptar për shtatë javë radhazi. Ky festival ka sjellë  në Ulqin një natë ndryshe, për të gjithë artdashësit, nën prezantimin e moderatores Arjola Shehu,bashkë me të ftuarit, "Netët e Klipit" ndanë 16 çmime  fituese, për regjinë,montazhin, grafinë, kamerën, produksionin,imazhin dhe interpretimin më të mirë.

Autor: RTKlive