Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 milionë kopje

Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 milionë kopje

Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan , pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer.

‘Becoming” ose “Të bëhesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.

Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milionë kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.

Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve, ky libër të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.

Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës.