Pitja nga hikrra me spinaq e cila të lë pa fjalë!

Pitja nga hikrra me spinaq e cila të lë pa fjalë!

Bëni piten e preferuar të divës së famshme të filmit Përbërësit:

– 500 g petë nga hikrra,
– 200 g mel,
– 2 thelpinj hudhre,
– 2 lugë majdanoz të grirë,
– 2 lugë të vogël kopër,
– 600 g panxhar,
– spinaq apo hithra,
– kripë deti,
– vaj i ftohur i kulluar luledielli.

Përgatitja:

• Lani melin në tre ujë, qiteni të zihet në trefish ujë më shumë me pak kripë deti.
• Zieni 15 minuta dhe lëreni anash të ftohet.
• Gjatë asaj kohe pritni panxharin dhe marinojeni pak në tri lugë vaj.
• Qitni pak kripë, shtoni hudhrën, majdanozin, koprën, 1 dcl ujë dhe marinoni 5 minuta.
• Përzieni me melin dhe masën bashkojeni mirë.
• Në një gotë përzieni 3 lugë vaj me një dcl ujë dhe me këto lyeni çdo petë.
• Shtoni fillin në mënyrë të barabartë dhe mbështillni në rreth piten dhe kështu derisa i gjithë filli të shpenzohet.
• Piqni 20 minuta në temperaturë mesatare.
• Piten e pjekur spërkateni me pak ujë dhe mbulojeni me leckë 5 minuta.
• Mund ta shërbeni edhe të ftohtë, edhe të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!