Sa janë antidepresivët efikas?

Sa janë antidepresivët efikas?

Barnat kundër depresionit janë efektive dhe mjekët duhet t’i përshkruajnë ato për pacientët me këtë sëmundje, janë dakorduar mjekët pas hulumtimeve të gjera në Oksford, ku përfshihej edhe përdorimi i 21 ilaçeve kundër depresionit.

Studimi tridhjetëvjeçar përfshiu 120,000 njerëz në më shumë se 500 studime klinike dhe u konkludua se antidepresivët e tyre ndihmuan në luftën kundër depresionit.

Edhe pse numri i njerëzve që janë me antidepresivë rritet vit pas viti, shkencëtarët thonë se vetëm rreth çdo person i gjashtë që ka nevojë për një ilaç merr trajtim.

Sipas Daily Mail, kjo analizë mohon polemika mbi barnat kundër depresionit, duke treguar qartë se këto barna rrisin gjendjen shpirtërore dhe ndihmojnë njerëzit.