`Avengers: Endgame` 2 miliardë dollarë fitime në kohë rekord

`Avengers: Endgame` 2 miliardë dollarë fitime në kohë rekord

"Avengers: Endgame" ende po vazhdon të dominojë zyrat e shitjes së biletave. Filmi i Marvel ka kaluar shifrën e fitimeve prej 2 miliardë dollarësh në gjithë botën. Ky është filmi i pestë në histori që e arriti këtë.

Filmi ka bërë 2.189 miliardë dollarë në 11 ditë. 'Avengers: Endgame' është filmi që ka arritur më shpejt të grumbullojë 2 miliardë dollarë fitime.

Dhe është filmi i dytë më fitimprurës i të gjitha kohërave.

Në film Robert Doëney Jr shkëlqen në rolin e 'Iron Man' dhe Chris Evans si 'Captain America'.

Tani kërkon të thyejë rekordin si filmi më fitimprurës që mbahet nga Avatar.

"Endgame" bëri hapjen më të madhe botërore në historinë e filmit me një fitim të paparë prej 1.2 miliardë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar.

Kjo përfshiu edhe një rekord hapje prej 357 milionë dollarësh në Amerikën e Veriut.