​Hapet ekspozita “Veronikë 20 vjet...”

​Hapet ekspozita “Veronikë 20 vjet...”

Fotografi të cilat përcjellin një pjesë të përjetimeve të luftës të fundit që u zhvillua në Kosovë, janë vendosur sot në muret e bibliotekës “Pjetër Bogdani”.

E protagonistja kryesore e këtyre fotografive është Veronika Zeka, një foshnjë e vogël e sapo kthyer nga malet e Berishës në vendlindje pas përfundimit të luftës.

Madje edhe ekspozita e hapur të hënën, ka marrë emrin e saj “Veronikë, 20 vjet...”, ndërsa është e pasur me foto të Hazir Rekës dhe me reportazhe të luftës së fundit në Kosovë, nga gazetarë të huaj.

Veronika sot është studente e Fakultetit të Bujqësisë, ndërsa ka ardhur të shoh prej afër fotografitë që i janë bërë asaj menjëherë pas kthimit në atdhe.

Ajo tregon për KosovaPress se është interesante të shoh fotografitë që i janë bërë asaj në periudhën menjëherë pas luftës.