VIDEO - Koncert madhështor për bilbilin këngës shqipe

VIDEO - Koncert madhështor për bilbilin këngës shqipe

Nexhmije Pagarusha e cila njihet si ikona e muzikës shqiptare, feston ditëlindjen e 85-të, me një karrierë të bujshme për tërë këto vite. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në emër të kësaj ambasade organizon sot në Prishtinë një koncert, për nder të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, ku të ftuar janë instrumentistë e këngëtar të njohur nga të gjitha trevat shqiptare.

Minxhozi, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, fillimisht i uroi jetë të gjatë bilbilit të muzikës shqipe, me rastin e ditëlindjes dhe shtoi se është nder të organizojë një koncert të tillë për diven shqiptare.

“Nexhmije Pagarusha është një personalitet që i përket gjithë hapësirës shqiptare, organizimi i një ngjarje të tillë i takon kujtdo. Në këtë koncert do të marrin pjesë këngëtar nga treva të ndryshme shqiptare, kemi Shyhrete Behlulin, Shkurte Fejzën, Era Rusin, Bujar Qamilin, Selami Kolonjën, Enkeleda Arifin e shumë këngëtarë të tjerë si dhe grupe muzikore nga Kosova e Shqipëria. Mendoj se do të jetë një eveniment shumë interesant”, tha ai.

Minxhozi tregoi se e takon shpesh divën shqiptare dhe se kjo që po bënë ambasada par të është diçka modeste, kur ta këtë parasysh kontributin i saj në muzikën shqiptare.

“Ajo çka më bënë shumë përshtypje është se njerëzit edhe në Shqipëri më pyesin shumë për Nexhmijen”, shtoi ai.

Koncerti mbahet sonte në orën 18 në sallën e kuqe të Pallatin e Rinisë, në kryeqytet dhe transmetohet edhe në RTK.

Hyrja është e lirë thotë Mionxhozi dhe shton se beson se do të jetë një mbrëmje shumë e mirë dhe do të këtë shumë të interesuar.

Për më shumë shikoni videon në vazhdim: