Recetë për pite të mbushura me salsiçe

Recetë për pite të mbushura me salsiçe

Dreka është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Meqenëse dreka zë rëndësi kaq të madhe tek ne, atëherë edhe ushqimi që hamë duhet të jetë i shijshëm.

Pitet e mbushura me salsiçe janë ato që nevojiten përgjatë këtij vakti ushqimor.

Ndiqeni recetën:

Përbërësit per 4 persona:

500g miell Manitoba ose miell për picë 25g maja birre e freskët 260ml ujë 2 lugë vaj ulliri 10g kripë, 5g sheqer

Për mbushjen:

2 salsiçe të mëdha 250g djathë Ricotta 100g pançetë e prerë hollë 250g djathë Mozzarella 1/4 e një gote me verë të bardhë Na duhet gjithashtu vaj kikiriku për t’i skuqur, por në mungesë të tij mund të përdorni vaj luledielli.

Përgatitja e brumit:

1.Vendosim të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe i punojmë me duar derisa të përftojmë një brumë të butë dhe elastik. I japim formë të rrumbullakët, e mbulojmë me

plastmasë dhe e lëmë për 60 minuta të vijë në temperaturë ambienti.

2.Marrim brumin dhe e ndajmë në topa të vegjël, rreth 40g secili. U japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe ku kemi shtruar letër furre, duke i pozicionuar larg njëri-tjetrit. I mbulojmë me pecetë të pastër dhe i lëmë sërish të vijnë për 60 minuta.

3.Ndërkohë përgatisim mbushjen. Salsiçet, të cilave ua kemi hequr lëkurën, i kemi copëtuar me dorë dhe i kemi vendosur në një tigan, i skuqim për pak minuta në flakë të fortë. U shtojmë pak verë të bardhë dhe kur ajo të ketë avulluar, fikim zjarrin. Djathin Mozzarella e ndajmë në kubikë dhe copat i vendosim për 10 minuta mbi një sitë të vogël, që të mos jenë shumë të lagështa. Pançetën e presim në rripa të hollë dhe për pak minuta e skuqim në një tigan që nuk ngjit, për ta bërë sa më krokante. Pas kësaj ia thithim yndyrën me letër thithëse, e vendosim në një tas dhe e lëmë të ftohet. Më pas, këtu shtojmë salsiçet dhe djathin Mozzarella të prerë në kubik.

4.Pasi të kemi përfunduar me mbushjen, hapim topat me majat e gishtave dhe u japim formë të rrumbullakët. Në mes vendosim pak nga mbushja që përgatitëm, i palosim më dysh dhe i mbyllim mirë me pirun, që mbushja të mos dalë gjatë skuqjes. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj. Pasi i skuqim “panzerotti”-t nga të dyja anët, i heqim dhe i vendosim mbi një pjatë të madhe me letër thithëse. Mund të shërbehen menjëherë.